Një kriko birrë me Frederik Rreshpen, autografi pas 35-vjetësh dhe poezia përkthyer në greqisht

850
Sigal

Petro Mejdi  ka lindur  në  Skore–Pogon — Gjirokastër 1954 dhe ka studiuar në Universitetin e  Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.  Pas Universitetit ka  punuar  15 vjet në Ostren, Zall-Dardhë (Dibër) dhe Ulëz. Ka filluar në vitin 1971 të botojë në “Pararoja” të Gjirokastrës, por  edhe tek gazetat “Bashkimi”, “Rinia”, “Mësuesi”, “Ylli”, “Yllkat”, dhe ishte korrespodent Radio Gjirokastrës në vitet 972-74. Ka botuar vetëm dy poezi në “Pararoja” dhe një tregim në “Yllkat”, duke  qenë nga bashkëpunëtorët e parë të sa.j Qysh  në  rini   ka  shkruar   në  gjini  të  ndryshme  të letërsisë në disa  organe  shtypi  të  sistemit  të kaluar. Ka vite  që punon  dhe  jeton  në Greqi  dhe  vazhdimisht  hedh  në letër  kujtimet  nga  e  kaluara .


Kujtimet e Petro Mejdi
t Provokacionet me kinezët Kadare i ka përshkruar aq bukur tek romani  “Koncert në fund të dimrit”

Shkodër 1940 – Tiranë 2006.
Vëllimi i parë poetik: Rapsodi shqiptare, 1967

Miqtë e mi, kush njeh greqishten lexoni përkthimin e poezisë së Rreshpes në këtë gjuhë. Fjalët: Homeri, Iliada, Troja, Ksanti, poeti i verbër, dhe gjithë fjalori poetik i poezisë që ka lidhje me antikitetin  ka bërë që poezia në greqisht të tingëllojë shumë e freskët dhe e bukur. Merita është e poetit në shqip, jo e përkthyesit në greqisht. Ai, përkthyesi vetëm sa ka vënë fjalët e poetit në vendin e duhur .

Ενα ποίημα του Φρέντερικ Ρεσπια με πολύ αρχαίο ελληνικό πνεύμα: Όμηρος Ιλιάδα , Τροια , Ξάνθης.

Megjithëse ishte vjeshtë

Megjithëse ishte vjeshtë e tretë dhe nga malet përreth frynte erë e ftohtë, dhe këtë erë e sillnin grykat e maleve mbi Shkodër, të cilat e merrnin nga grykat më në veri, andej nga viset e legjendave, andej nga shtriheshin Alpet, unë dhe shoku im i fëminisë në fshat , tashmë qytetar shkodran,  Nashoja, ( i cili iku herët nga kjo botë) hymë tek birrari “Shangai”. Nuk e kishim prishur ende me kinezët, ndaj i shikonim shpesh në qendër të qytetit duke shkuar gjithmonë tok, vetëm tok, nja 5- 6 prej tyre i pashë nga afër kur hymë së bashku në kinema ” Republika” dhe pamë një film të gjatë dokumentar, për një nga kongreset e fundit të P.K. Kineze dhe kinooperatori, i pakujdesshëm, ngatërroi aktet. Ne nuk kuptuam asgjë, na kishin hutuar ngjyrat, portreti i Mao Ce Dunit dhe fytyra simpatike e Çian Çinit, gruas artiste të Maos, anëtare e bandës së të katërve. Por sa filloi akti i dytë, (ne kujtuam se ishte akti i dytë, se inxhinierët dhe teknikët kinezë, të cilët e ndiqnin filmin nga lozha, protestuan të gjithë njëherësh të drejtuar nga ajo kamarja nga vinin tufat e dritës, të ngarkuara me sekuencat dhe kuadrot e filmit i cili mbushte ekranin e bardhë), kthyem kokën andej dhe vetëm pasi kino-mekaniku e kuptoi ” gafën ndërroi aktin kinezët u qetësuan. Pa le sa është trembur kino-mekaniku i gjorë, se mos kinezët ankoheshin. më lart duke e konsideruar si provokacion, të cilat Kadare i ka përshkruar aq bukur tek romani “Koncert në fund të dimrit”.

Tavolina fare bosh nuk kishte dhe  bëmë të dalim. Kur dëgjohet një zë i mekur me dorën në atë pozicion, kur ftojmë dikë. U kthyem dhe u ulëm. Në kohën që ai që na ftoi, një burrë ndoshta aty tek të pesëdhjetat, a se dukej aq, se ishte shumë i dobët, i parruar, vetëm sytë i ndrisnin, merrej me kamerierin. Nashoja më thotë ngadalë greqisht: Është poet, më duket se Frederik e quajnë. I kanë ndaluar botimin. Në qytet pëshpëritet, se e kanë për burg.
Pas pak na erdhën krikot e birrës. Unë e njihja poetin Frederik Rreshpjen. Kisha lexuar cikle poetike në  “Drita” dhe “Zëri i Rinisë”, vëllimin poetik “Tek ky qytet” , si dhe romanin “Zëri i largët i kasolles” , i cili u prit mirë nga kritika letrare. Një ndërthurje e bukur midis malësisë së dokeve e zakoneve, të mira dhe patriarkale dhe forcës së jetës së re socialiste, këtu e përfaqësuar nga hidrocentrali në ndërtim i Vaut të Dejës dhe punëtorëve të zbritur nga bjeshkët. Në të gjithë krijimtarinë e Rreshpjes më ka bërë përshtypje gjuha e tij, edhe pse një shkrimtar i Veriut, ai ishte për mua shumë i kuptueshëm .

E pashë që Fredi nuk duhet të ishte në ditët e mira të tij. Me siguri që kishte pirë disa kriko. Ato që më tha Nashoja për burgun, ma topitën mendimin. Në rast të kundërt do të bëja goxha muhabet me të. Doja që t’i thosha se më pëlqeu shumë romani, bile  ishte më i miri ndër tre romanet e shkruar për Vaun e Dejës, dhe se “Kënga e dritës”, i Skënder Drinit dhe nga ” Vdekja e një nate “, i Kiço Blushit. Por nuk mund t’i thoja pasi kushedi çdo ndodhte. Dhe se si vijnë punët nga një herë romani i Rreshpjes u harrua, nuk përmendej, ndërsa ata më të dobëtit propagandoheshin nga kritika letrare, se ja si duhet shkruar për klasën punëtore.

Kaluan vite pa e parë dhe pa lexuar gjë te re nga Rreshpja

E nuk kish se si të lexoja nga ai, pasi Fredi ishte atje, në burg.

NJË AUTOGRAF NGA FREDI —

Ishte Nëntori i vitit 2004. Kisha shkuar nga Athina në Tiranë për të parë Panairin e librit. Ato ditë u ndodh në shtëpi dhe djalit, Anakreontit, student i Informatikës mendova që t’ i them për udhëtimin, deri në Tiranë dhe qëllimin. Eja i thashë, do t’u bëhet qejfi dhe babushit dhe nënës (kështu u thërriste atyre të Tiranës, si në Ersekë, se ata të Skoresë ishin Papoja dhe Jaja-ja.
– Do kërkojmë dhe “Aventurat e Çufos ” i them. Ti kur e lexoje i vogël shkriheshe së qeshuri.

Mjediset e Pallatit të Kongreseve na pëlqyen shumë na krijuan përshtypjen se nuk ishim në Tiranë por në një metropol evropian. Kalonim stendat me radhë dhe qëndronim përpara tyre dhe sipas emrit të Shtëpive Botuese.

-Nga titujt që lexoj, më thotë djali,-kam përshtypjen se sot në Shqipëri ka shumë nacionalizëm. Të krijojnë përshtypjen se Shqipëria është kërthiza e zhvillimeve botërore”.

-Mos harro se përpara disa vjetësh të gjitha këto që lexove kanë qenë tabu. Erdhi koha që të thuhen më zë të lartë këto tabu.

-Këtu studiuesit, po i thosha Anakreontit – janë në ” Kërkim të kohës së humbur”.

-Ti më the që e ke lexuar në greqisht librin e famshëm dhe në disa vëllime, të Marsel Prustit. Befas më tërhoqi vëmendjen një pllakat i madh. Lexova emrin e Frederik Rreshpjes. E gjetëm shpejt. Mbi syprinën e tavolinës ishin radhitur kopjet e një vëllimi poetik të Rreshpjes. Pagova dhe po bëhesha gati të largohesha. Djali më tërhoqi nga mënga duke më thënë:

-Zotëria matanë  me sa duket kërkon që të shkruajë një autograf. E ke humbur toruan nga dritat më thotë me të qeshur Anakreonti. Dhe vërtet, dikush kishte shtrirë dorën dhe më kërkonte librin e porsa blerë. Nuk e kisha vënë re më parë. Pak gëzimi, se kisha gjetur një libër të Frederik Rreshpjes, pak neonët, dhe pamja e përhumbur e një njeriu shtatshkurtër dhe trupi i humbur poshtë tavolinës, kapelja republike që të pengonte që t’i shihje gjithë fytyrën , më hutuan vërtet

– O zot, thashë me vete, ai është, por sa i mpakur, sa i plakur, sa i lodhur. Ia dhashë librin i hodha një vështrim, më shkoi ndërmend që t’i thosha atë takimin në birrari ” Shangai”, por nuk ishte vendi dhe se më ngutnin lexues të tjerrë,  të cilët mbanin në dorë vëllimin poetik  me një titull aq domethënës për poetin , “Vetmi ” .I dhashë dorën dhe u lirova pamjen përpara poetit të tjerëve.

Në librin e Kadaresë “Mëngjeset e kafes Rostand” ka një shkrim të mrekullueshëm me titullin “Prillet e Fredit”. Ai është portret.

U BËMË TË HUAJ–

U bëmë të huaj për njeri- tjetrin .
Po ik dhe me humbje përsëri.
Lamtumirë o Ksanti i kësaj dite!
Troja ime është ky perëndim që digjet.

Lamtumirë Troja ime e pafat!
Tani i përkas një bote më moderne
Ndoshta diku një i verbër madhështor

Ka për ta kënduar tërë këtë urrejtje.

 

Do ta kujtosh këtë Trojë perëndimi.
Kur Ksanti i kësaj dite më çoi larg teje,
Kur jemi puthur nëpër Iliadat e vjetra
Dhe lirës i binin Homerët.

Pra po ik, por me humbje përsëri
Dhe për ty do të bëhem i huaj .
E verbra madhështore me syze
Hong Kongu
Bëje një Iliadë për mua !