Mirdita në 75-vjetorin e Çlirimit, 26 Tetor 1944-2019

1806
Sigal

Lufta e Gziqit që zgjati 6 ditë ishte një nga luftimet më heroike të Brigadës VII dhe XXII  Sulmuese

Mirdita në 75 – vjetorin e çlirimit, 26 Tetor 1944 – 26 Tetor 2019

…Lumja ti o moj Mirditë,

Gjaku ynë t`u bëftë dritë!…

 

Ishte amaneti  fundit i 5 Heronjve të Vigut në Buzëbardhë më 21 gusht 1944 për të cilën shkrimtari Kolë Jakova shkroi poemën madhore që me fjalën e tyre të fundit i drejtohen popullit të Mirditës. Që në fillimet e LANÇl. bijtë e  Mirditës u angazhuan kundër nazifashizmit. Gjin Mark Toma. njëri nga drejtuesit kryesorë të rezistencës antifashiste në Çetën heroike të Pezës. si vatër kryesore antifashiste e pastaj në Skrapar, Berat, Myzeqe, Mirditë, Lezhë, Shkodër e deri në Vishegrad. Bardhok Biba ishte pjesëmarrës i grevave antifashiste që në vitin 1940. Pikërisht për këtë e përjashtuan nga gjimnazi i Shkodrës e u inkuadrua në fillim në çetën e Bregut të Bunës e më vonë në atë të Dukagjinit dhe në çetën Pukë – Mirditë. Në fillimin e vitit 1943 u hodhën në rreshtat partizane Mëhill Doçi, Gjin Frroku, Mat Dodë Pepa, Frrok Llesh Ndoja, Gjergj Legisi, Kurt Ukaj, Pjetër Preng Lleshi, Mark Llesh Ndoja, Ndue Përshqeshi,  Mark Ndue Shkurt, Mark Bib Marku.

 

Manovra luftarake

Në gjysmën e parë të tetorit 1944 brigada VI, VII. XXII, manovruan brenda zonës  së mësymjes për t`u rreshtuar në pozicionet përballë dhe gjatë rrugës Rubik – Ura e Fanit – Gziq – Shpal – Pukë. Ndërkohë nazistët gjermanë dërguan përforcime të shumta në këtë zonë kryesisht në Gziq dhe në Shpal. Brigada VII pasi çliroi Fanin mbrojti krahët dhe shpinën e forcave të tjera të divizionit II. Më 19 Tetor ato qenë përballë Shpalit të gatshëm për sulm. Vetë Shtabi i Përgjithshëm i LANÇ, kishte dhënë urdhër të gatiteshin forcat gjermane në kalimin nga Gziqi, ndërsa në tërheqje për nga veriu i vendit ishte Korpusi 21 gjerman ku komandanti i tyre kishte dhënë urdhër që të mbahej me me çdo kusht hapur rruga Milot – Rrëshen – Shpal – Pukë, e cila ishte e vetmja rrugë nëpër të cilën mund të sigurohej tërheqja e forcave gjermane në drejtim të Veriut të Shqipërisë.

Vetë Shtabi i Përgjithshëm i LANÇ, kishte dhënë urdhër të gatiteshin forcat gjermane në kalimin nga Gziqi, ndërsa në tërheqje për nga veriu i vendit ishte Korpusi 21 gjerman ku komandanti i tyre kishte dhënë urdhër që të mbahej me me çdo kusht hapur rruga Milot – Rrëshen – Shpal – Pukë. e cila ishte e vetmja rrugë nëpër të cilën mund të sigurohej tërheqja e forcave gjermane në drejtim të Veriut të Shqipërisë

Më 20 Tetor pas një lufte 5-orëshe partizanët e divizionit të dytë sulmues çliruan Shpalin. Forcat gjermane të nisura nga Miloti në drejtim të Shpalit nuk kishin arritur. sepse në Gziq ishin penguar nga forcat e Brigadës VII Sulmuese. Në Gziq autokolona gjermane u sulmua dhe u ndal nga forcat e Batalionit I të Brigatës VII. Në këto luftime të brigadës VII ranë në vijën e luftës tre partizanë dhe u plagosen 12 të tjerë. Po me 26 Tetor 1944 ranë në fushën e betejës 22 partizanë të tjerë të gjithë nga jugu, konkretisht: Hysen Shabani. Shaban Ramizi. Gani Islami, Fasli Hoxha, Qerim Gjeladini, Ahmet Reshiti, Mesut Boko Lapardhaja, Vasil Mehmeti, Bajram Mehmeti, Ajet Kosova, Alush Harizaj, Estref Kokruta, Fasli Vokopola, Sadri Rroku, Naim Guri, Firdete Beqiri, Leksi Kondakçi, Skënder Veleshnja, Koli Gjeçi, Izet Xhelo, Gani Çelo, Vangjel Çerepi. Po në këtë luftë janë vrarë e masakruar edhe këta banorë të fshatit të Gziqit:

  1. Frrok Ndre Marku
  2. Gjergj Preng Biba
  3. Gjet Dod Bardhi
  4. Gjet Dod Prenga
  5. Gjet Marka Gjoni
  6. Llesh Dod Prenga
  7. Mara Llesh Doda
  8. Mara Pjetër Bardhi
  9. Mrika Gjet  Doda
  10. Ndue  Gjok Gjeta
  11. Nikoll Vorf Cara
  12. Preng Dod Bardhi
  13. Vorf Preng Biba

U dogjën më shumë se gjysma e shtëpive të banimit dhe qela e kishës së Gziqit. Pra, Gziqi u kthye në një Borovë të dytë. Por edhe formacionet gjermane lanë në territorin e Mirditës qindra të vrarë në mes të të cilëve edhe komandantin e regjimentit gjerman. si dhe një sasi të madhe armatimesh e mjete të blinduara. Lufta e Gziqit që zgjati 6 ditë në datat 20 – 26 Tetor të vitit 1944 ishte një nga luftimet më heroike të brigadës VII dhe XXII  Sulmuese. Ajo përbën një nga betejat më të përgjakshme që zhvilluan forcat e divizionit të dytë në Veri të Shqipërisë.

Kështu erdhi për Mirditën dita e lirisë. 26 Tetori i vitit 1944. ditë që  është fiksuar në kujtesën e mirditorëve të ndershëm si dita e fillimit të një jete të re. Krahina jonë si të gjithë krahinat e Shqipërisë trashëgoi nga e kaluara prapambetje të thellë e të gjithanshme. Kjo ditë e shënuar e gjeti Mirditën me 99% të popullsisë analfabete. e gjeti vetëm me 4 shkolla. ku mësonin 173 nxënës. E gjeti nën dritën e pishës dhe të kandilit. me varfëri dhe mjerimin në vatër me plagën e vjetër të gjakmarrjes. Pushteti i ri popullor që u vendos në Mirditë pas çlirimit filloi veprimtarinë e tij nën drejtimin e Bardhok Bibës e Ndrecë Ndue Gjokës. Dhe për Mirditën filluan ditët e mira të transformimeve. Fatkeqësisht kjo luftë ende vazhdon të shihet me ngjyra politike. Shemben lapidarët. shkatërruan bustet e gjithçka që i përkiste luftës nga forcat e errëta, pseudo – historianë antikomunistë të ditëve të sotme. Ditëmira Mirditë. Drita ndriçon sado disa syresh refuzojnë ta shohin dritën.

Nikollë NDOKU

Mësues. Mirditë