Suplementi Pena Shqiptare/ Eva Gjoni: Grimca poetike

511
Sigal

Në një jetë tjetër do veproj ndryshe

Ishte mbrëmje vjeshte e ngrohtë, po ecnin në bulevardin e boshatisur. Qetësia i mbështillte butë, pemët kishin mbyllur qepallat. Yjet të zhveshur, zbuluar nga retë, dërgonin magjinë që binte veç mbi ta sonte.
Ai ju afrua dhe diçka i pëshpëriti, aq ulët sa dukej sikur kishte folur shpirti i tij, jo ai. Ishte frymë dalë nga thellësia, ajo nuk kishte qenë kur aty. Nuk e njihte atë vend ishte diçka që ai e mbante për vete. Por sot nga aty dolën fjalë. Nuk e donte të vërtetën e atyre fjalëve kishte frikë, nuk e pyeti, i dëgjoj ashtu si i ndjeu, nuk merrte frymë normalisht mos bënte zhurmë dhe jehona e tingujve do dridhej. I kishte pritur gjatë ato fjalë Ai nuk ja kishte thëne nuk donte ta mbante peng të ndjenjës së tij. Ai ishte diku ku nuk mund ta merrte atë, ndoshta në një jetë tjetër do kishte vepruar ndryshe, do i lutej ta donte. Por jeta e tij ishte ashtu si ishte dhe ai nuk mund ta ndryshonte dhe nuk donte ta ndryshonte. Por sot ju dorëzua pushtetit të diçkaje që nuk mundi ti bënte ballë.
Ajo ndaloj hapat, në atë çast çfarë kishte jetuar u harrua, diçka e re e priste dhe ajo ishte si fëmije në hapat e para që i gëzohej prekjes së tokës dhe lëvizjes, gëzohej me krahë hapur. Nxirrte tinguj erë mirë, si mund të ishin ashtu tingujt, por ishin vërtet, trupi i saj po lulëzonte lëkura e saj ishte e gjallë. Ishte nga ato gjëra që janë unike, nuk ndodhin përditë nuk ndodhin shpesh por veç një herë.
Mundohej ta mbante gjatë atë çast, a do mundej, a do kishte forcë për një jetë tjetër.

Orët e ditës nuk janë njësoj në vargje


Midis errësirës është një dritë
E shikoj veç unë, aty shkoj
kur errësira më kthen shpinën
Dëgjoj fjalë që nuk i njoh
Kam ndryshuar unë
Apo vetja ime gjuhën

Nuk shihja asgjë të ndodhte
Besova, kjo është pjesa ime
Ti erdhe nga e ardhmja
Të jem me ty, humbas në tënden kohë
Apo ndoshta të kam jetuar dikur
Ndoshta asgjë nuk ndodh

Ju ka ndodhur që gjëra aq të mrekullueshme
T’ju duken rutinë e kotë
A mos vallë ndiesh si një pus kur kova del bosh
Ndoshta rreth teje vdekja ka kohë
Gjërat e bukura nuk ndryshojnë. Ti e di këtë
Ndaj lëviz nga ai vend nxito, por kujdes
mos lësh pas vetes mrekullitë janë po ato

Unë nuk di çfarë do të ndodhi nesër
Por të sotmen e jetova, isha pjesë e saj
Me të veshur do të jem një ditë më pas
Mbase do të më zhvesh e nesërmja
E lakuriqtë, e pa mbrojtur, do mërdhijë
Mbase të sotmen do e mbështjell
Me të nesërmen të panjohurën time


Eja me mua në perëndim
Dikur atje anijet ishin me vela të bardha
Deti është i ftohte, lahu në mbrëmje
Mbi rërë ndjen nxehtësinë e diellit
Përzier me afshin e tokës, shtriu mbi të
Mbyll sytë, çlirohu, lëre të të prek dielli
Trupi yt do të flasë është i gjallë
Ndaj eja me mua në perëndim
Ti ke nevojë për të, ashtu si perëndimi
është i humbur pa ty.

Për atë të magjishmen puthje

Nuk është faji im, që ti
më mësove çfarë është “të puthin”
Nuk është faji yt, ndaj nuk të thash
“Kurrë nuk kam puthur”
Ti ndoshta je ushtruar shumë
Mua ma mësove veç me një puthje
Po çfarë rëndësie ka kjo
Ne aq shumë u puthëm
Dhe kur gjendeshim në shtrat të ndarë
përsëri putheshim