Xhevahir Cirongu: Invalidët duam zbatimin e ligjit , jo premtime

883
Sigal

Duke ndjekur disa intervista në disa televizione, të cilët kishin intervistuar përfaqësues të shoqatës së invalidëve të punës e të verbërve, më bëri përshtypje se ende s’po gjen zbatim  ligji i qeverisë e udhëzimet e saj nga agjencitë e autobusëve të udhëtarëve. Nga pyetjet e intervistat e transmetuara edhe nga televizori “ Adriamedia” publikut iu bë e njohur se, agjencitë e transportit të automjeteve me autobus ndërqytetëse, ende nuk zbatojnë ligjin e transportit të udhëtarëve me 50 për qind të vlerës, pra të invalidëve në përgjithësi e, në veçanti,invalidët e punës.

Ky problem e shqetësim që kanë Shoqatat, dhe, më konkretisht, Shoqata e Invalidëve të Punës, ka vite që ngrihet si problem pranë institucioneve përkatëse, por edhe sot ky shqetësim sa i drejtë dhe ligjor nuk po gjen zbatim konkret. Kjo u bë shkas dhe e drejta ligjore , e me të drejtën që u jep ligji këtyre drejtuesve të shoqatave, të cilët kërkojnë vetëm zbatimin e ligjit nga agjencitë e transportit të udhëtarëve. Vetiu del pyetja: Kur do gjejë zbatim konkret në teren ky ligj?! Mesa duket shkelësit e ligjit kanë rënë në ujdi me aferat korruptive në kurriz të xhepit të boshatisur të invalidëve. Të tillë njerëz janë të pa shpirt dhe jo human, deri në arsyen e të “fortit” edhe ndaj ligjeve të shtetit. Nga intervista te transmetuara televizive, ato lanë gjurmë të shëndosha tek dëgjuesi ynë, por na habit fakti se asnjë institucion shtetëror e përfaqësues të dikastereve s’e morën mundimin e të bënte replikë me këta të fundit, pra kryetarëve të shoqatave si përfaqësues ligjorë në mbrojtjen e të drejtave të 70 mijë invalidëve në shkallë vendi. Udhëtimi falas për kategoritë e udhëtarëve (të invalidëve) kur ata udhëtojnë brenda qyteteve, ligji ka gjetur zbatim korrekt, e duhet falënderuar këto agjenci, sepse në radhë të parë zbatojnë ligjet e shtetit, ky i fundit është në shërbim të qytetarit, në rastin konkret të invalidëve të të gjithave kategorive. Por problemi qëndron tek mos zbatimi i këtij ligji për linjat e autobusëve të udhëtarëve që vijnë nga rrethet e ndryshme të vendit drejt kryeqytetit tonë, Tiranës. Invalidët akoma paguajnë biletë të plotë kur ata udhëtojnë për arsye të ndryshme drejt Tiranës. Kjo është shkelje e hapur, duke i thënë ligjit të shtetit“jam unë pronari, ligjin e bëj si të dua vetë”. Shtrohet pyetja: Kur do gjejë zbatime dhe në këto linja të transportit të udhëtarëve ndër qytetëse për invalidët!? ….

Kur?Kjo është e saktësuar edhe në botimin e fletores zyrtare të Republikës së Shqipërisë, dt. 24 nëntor 2016, ( Botim i Qendrës së Botimeve Zyrtare). Aty ku zbatohet ligji qytetari ndihet më komod, por edhe ndërgjegjësohet tërë shoqëria. Pra, i ndërpritet rruga keqbërësve, e duke zbatuar ligjin e shtetit i themi: “Këtu ndalu beg, se ka hendek!”. Por, ky ligj i qeverisë dhe udhëzimi i ministrisë përkatëse s’po gjen zbatim të plotë nga disa pronarë apo individë autobusësh të linjave ndër qytetëse. Këta “pronarë” apo individë të veçantë të pandërgjegjshëm dhe abuzues ndaj ligjeve të shtetit, duhen ndëshkuar sipas ligjit, por edhe nga tërë shoqëria. Të abuzosh ndaj invalidëve, të kësaj shtrese fatkeqe të shoqërisë, duke i trajtuar me një sjellje arrogante, deri në fyerje (morale e financiare), i ke vrarë për së dyti herë, i ke diskretituar me këtë mënyrë e vrarë moralisht e shpirtërisht! Njerëz të tillë janë të pashpirt, ata jo vetëm s’duan t’ia dinë për këtë shtresë të shumëvuajtur të shoqërisë, por arrijnë deri aty sa të ngrenë dorën “vrastare” edhe ndaj ligjeve të shtetit, si rrjedhojë duke iu futur “dorën” edhe në xhepin e invalidëve financiarisht.

Në fletoren zyrtare drejtuar shoqërive urbane, por edhe shoqatave të ndryshme deri tek Shoqata e Invalidëve të Punës, kërkon në udhëzimin e saj që të zbatohet me përpikëri ligji nga këto të fundit, ndryshe ato do ndëshkohen. Ne u interesuam pranë Shoqatës së invalidëve të punës dega Durrës, për mbarëvajtjen e zbatimin e këtij udhëzues të qeverisë “Rama”. Shkak u bënë denoncimet nga vetë invalidët në përgjithësi e, në veçanti, invalidët e punës që kanë depozituar biletat e autobusëve të linjave të ndryshme, ku këta të fundit kanë paguar biletën e udhëtimit 100 për qind, sepse dëshmia invaliditetit të paraqitur prej tyre nuk është marrë parasysh nga fatorino dhe pronarët e autobusëve. Si rrjedhojë e kësaj, invalidë të ndryshëm shprehen, se edhe janë kërcënuar me zbritjen nga autobusi apo edhe ofenduar me fjalë fyese. Kjo sjellje nuk i përket shërbimit të kulturuar ndaj qytetarit e njerëzve, por me të rëndojnë me dashje e pa dashje xhepin e qytetarit (në rastin konkret, invalidin), udhëtarin por diskreditojnë e shkelin në mënyrë flagrante ligjin e udhëzimet e tij. Në shoqatën e invalidëve të punës, dega Durrës, nga janari – tetor 2018, janë me dhjetëra denoncime të tilla nga invalidët që u ishin shkelur të drejtat ligjore për udhëtime me vlerën 50 përqindëshit të pagesës së biletës. Më konkretisht në linjat; Tiranë- Durrës, Durrës- Fier, Kamzë – Durrës, Durrës – Golem etj. I sollëm këta shembuj për të treguar, se akoma s’po gjen zbatim ligji e udhëzimi i qeverisë, tashmë i shpallur edhe zyrtarisht edhe në fletoren zyrtare që prej 3 vitesh. Vetë shteti dhe organet përkatëse, duhet t’i ndëshkojë këta të fundit që nuk respektojnë të drejtat e qytetarëve, por edhe shkelin ligjet e shtetit, me pretendimin absurd “ne jemi privat, s’pyesim shtetin, apo duke u shprehur deri aty sa ‘unë e zbatoj ligjin ( në fakt s’e zbaton), invalidët lozin bixhoz”. Mendojmë se në çdo autobus udhëtarësh duhet të ketë të afishuar ligjin përkatës, që ligj-shkelësi të mos ketë mundësi për abuzime apo përdorimin e shprehjeve banale ndaj qytetarit në përgjithësi, e në veçanti ndaj invalidëve të çdo kategorie. Kjo do i ndërgjegjësonte abuzuesit e ligjit, por edhe shoqërinë në përgjithësi në respektimin e ligjit, por udhëtarëvetë shtresës së invalidëve! Duke iu referuar edhe fletores zyrtare, ne shkëputëm këtë paragraf të tij:

“Mbajtësi i licencës mban përgjegjësi për zbatimin e ligjeve nr. 7889/94, të ndryshuar, nr. 7663/93; nr. 8626/00, të ndryshuar ku aty përcaktohet se: “Invalidët e punës, invalidët e Luftës, invalidët paraplegjikë dhe tetraplegjikë, të cilët nga organizatat përkatëse janë pajisur me dëshmi, kanë të drejtë të udhëtojnë me 50 për qind të vlerës së biletës”…. Pra, ligji e thotë qartë, shkelësit duhen ndëshkuar, sepse siç thotë e cituar në fletoren zyrtare, ka masa administrative, plotësuese e pezullimit të licencës nga 6 deri në 12 muaj. Invalidët kërkojnë zbatimin e ligjeve, jo të diskreditohen deri aty duke u marrë edhe qindarkën e fundit nga xhepi nga njerëz të papërgjegjshëm e shkelës të ligjit. Me të drejtë invalidët shtrojnë pyetjen legjitime: Kur ligji do bëhet funksional i shprehur edhe në letër; 8308 dt. 18.03.1998, i botuar edhe në fletoren zyrtare të qeverisë, a do gjejë zbatim konkret që qytetari invalid ta ndjejë vetën më komod, e të thotë se paska vërtet shtet! Invalidët kërkojnë dinjitetit e tyre që u jep ligji dhe jo lëmosh. Me të drejt shoqatat e invalidëve shtrojnë pyetjen: Pse ligji zbatohet me dy standarde!?