VIDEO+FOTO/ Protesta, studentët bllokojnë Tiranën

604
Sigal

Protesta e studentëve ka hyrë sot në ditën e 15-të.

Qindra studentë, kanë bllokuar disa prej rrugëve kryesore të Tiranës. Reporterët tanë njoftojnë se janë bllokuar rrugët tek Fakulteti Ekonomik, Unaza e Re, pranë Piramidës, 21 dhjetori, te 9 katëshet si dhe segmente të tjera, ndërkohë që më pas studentët do të bashkohen te Kryeministria.

Ndiqni më poshtë fotot si dhe videon e situatës aktuale në Tiranë.