Vendet bosh në universitete – Ulet “vija e kuqe”, studentët refuzojnë ekonomikun

1068
Sigal

Ulet “vija e kuqe” në listën e maturantëve të shpallur fitues në universitete. 800 vende të lira janë hapur deri më tani vetëm në fakultetin ekonomik. Në një intervistë për televizionin SCAN, zëvëndësdekani Alban Korbi theksoi se mundësitë e maturantëve që nuk janë shpallur fitues që në fazën e parë, tashmë janë të larta. Zëvëndësdekani shtoi se procesi po ecën normalisht ndërkohë që i bëri thirrje maturantëve të qëndrojnë në pritje pasi janë edhe 6 faza të tjera që u mundësojnë regjistrimin në degën që kanë përzgjedhur. Për maturantët fitues procesi i regjistrimit nuk ka qenë i vështirë ndërsa tarifat që duhet të paguajnë, sipas tyre është e arsyeshme Vende bosh ka edhe në fakultetin e Shkencave Sociale ku numri i aplikimeve këtë vit u rrit me rreth 5%, krahasuar me vitin 2017. Në fakultetin e Drejtësisë ka pasur gjithsej 6634 aplikime, por ndryshe nga vitet e tjera ofrohen vetëm 700 kuota, ose 50 kuota më pak se një vit më parë.