Studimet për SME-të: 61 % e bizneseve raportojnë se u kanë ikur punonjësit në emigracion

1038
Sigal

Studimi për SME-të, 61% e ndërmarrjeve raportojnë se u kanë ikur punonjësit në emigracion

Rreth 61% e ndërmarrjeve kanë pasur punonjës të larguar për arsye emigracioni gjatë vitit 2019.  Shifra u dha nga Instituti Shqiptar i SME-ve “SME Albania”, i cili zhvilloi një studim mbi performancën e sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme (SME) në vendin tonë, për periudhën Janar – Shtator 2019, ku u intervistuan 500 ndërmarrje në sektorët e shrbimee, prodhim, agropërpunum, shitje shumicë e pakicë, ICT, artizanat. Largimi i popullatës dhe mungesa e theksuar e stafit ishte gjithashtu një ndër problematikat kryesore me të cilat janë hasur bizneset.

  • Në parashikimin për volumin e prodhimit/ kontratave për vitin 2020, 69 % e bizneseve janë shprehur se do të ketë rritje, ndërsa 31% e tyre e shikojnë situatën e njëjtë.
  • Në pyetjen lidhur me aktivitetin e prodhimit krahasuar me një vit më parë, 59 % e të intervistuarve janë shprehur së kanë pasur rritje të prodhimit.
  • 25 % e të interesuarve, janë shprehur se kanë pasur probleme administrative si:
  1. Burokraci në shërbime;
  2. Mos kthim përgjigje brenda afatit;
  3. Rimbursimi i TVSH;
  4. Aftësi të dobëta në përgjigjet zyrtare nga Administrata.

Pyetjes se çfarë ndryshimesh do të kërkonit të reflektohen në paketën fiskale 2020,

  • 3% e bizneseve i janë përgjigjur se kërkojnë ulje të taksave,
  • 2% të tatim fitimit.

Sipërmarrësit u pyetën mbi problematikat kryesore të hasura gjatë zhvillimit të aktivitetit të tyre.

Problemet kryesore që rezultojnë janë si më poshtë:

  • -Kontrolle të tepërta nga shteti me objektiv për të gjetur gabime dhe vendosur gjoba
  • Konkurrencë e pandershme, çmimet, infrastruktura
  • Kualifikimi i punonjësve kërkon kohë të gjatë dhe ka kosto të lartë financiare
  • Mungesa e fondeve për zhvillimin e teknologjisë në industritë përpunuese / prodhuese
  • Largim i popullatës, mungesë të theksuar stafi­
  • Nivel i ulët i edukimit të tregut.