Studentët e gdhijnë para kryeministrisë, çfarë plani kanë sot

643
Sigal

Sot protesta e studentëve hyn në ditën e 10. Disa prej tyre nuk i janë ndarë për asnjë moment protestës duke e gdhirë tërë natën në të ftohtë e shi para kryeministrisë.

Ata kanë paralajmëruar sërish mbledhje në Fakultetet e tyre për të marshuar më pas drejt godinës së kryeministrisë në bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Megjithatë ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë duke pasur parasysh dhe kushtet e këqija atmosferike.

Studentët prej ditësh kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave.

8 14

Ndërkohë kryeministri Edi Rama nëpërmjet deklaratave për mediat apo dhe postimeve në rrjetet sociale nuk lëshon pe, duke i bërë të ditur studentëve se kërkesat e tyre do të zgjidhen  vetëm përmes dialogut.

Presidenti Ilir Meta riktheu serish në Kuvend ligjin për buxhetin 2019, me qëllim që t’u jepet mundësi plotësimit të kërkesave të studentëve.