Shteti do paguajë 125 milionë USD dëmshpërblim, Becchettit

285

Law-360: Shqipëria duhet t’i paguajë 125 milionë USD Francesco Becchettit

Një gjykatë ndërkombëtare ka urdhëruar Shqipërinë që të paguajë një biznesmen italian dhe disa bashkëpaditës 111 mln euro për shpronësimin e investimeve të tyre në një televizion. Këshilltari i Francesco Becchetti-t konfirmoi se Gjykata e Qendrës Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve më 24 prill publikoi vendimin, pasi arriti në përfundimin se Shqipëria kishte shkatërruar investimin e paditësve në një kompani televizive të quajtur Agonset Shpk. Mediat në Shqipëri kanë publikuar faktin e daljes së vendimit, por të dyja palët nuk janë shprehur deri më tani. Becchetti dhe paditësit e tjerë në arbitrazh, ku çështja u depozitua në vitin 2015, ngritën padi se Shqipëria i kish vënë në shënjestër me akuza për pastrim parash kriminale, evazionin fiskal dhe sekuestrimin e aseteve të De Renzis dhe të tjerëve në disa kompani, përfshirë Agonset-in si ndëshkim për mbulimin mediatik jo në favor të qeverisë. Avokati i paditësve deklaroi të mërkurën se gjykata arriti në përfundimin se “kur merren së bashku, të gjitha çështjet e diskutuara… fuqishëm mbështesin përfundimin se vendimet e sekuestrimit ishin kulmi i një fushate politike kundër paditësve”. Gjykata konkludoi gjithashtu se sekuestrimi që Shqipëria i bëri Agonset “nuk ishte një ushtrim legjitim i kompetencave të saj policore” dhe se nëpërmjet tij u shpronësua investimi i paditësve në Agonset. Becchetti vlerësoi vendimin në një deklaratë të mërkurën, duke thënë se ajo vjen pas “katër vjetësh beteje të vështirë”. “Vendimi i gjykatës, se kemi qenë subjekt i një persekutimi nga një shtet është i rrallë dhe ne jemi të kënaqur që fjalët e shkruara nga arbitrat na përligjin plotësisht,” tha Becchetti. Becchetti hapi Agonset në vitin 2012 dhe televizioni kish një mbulim kritik ndaj qeverisë shqiptare. Caroline Simson