Shkollat po shesin ekselencën

538
  1. Skandal në shkolla, ekselenca blihet, kushton 250 mijë lekë
Sigal

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka denoncuar skandalin më të fundit në shkollat në vend. Sipas dokumenteve të publikuara në profilin e tij zyrtar, duket e qartë “ftesa” që drejtoritë e shkollave ju bëjnë prindërve për të derdhur 250 mijë lekë në llogarinë e caktuar bankare që fëmija i tyre të quhet “nxënës ekselent”. Në shkollat në vend, nxënësit nuk stimulohen që të mësojnë dhe të arrijnë rezultate të larta, por drejtuesit e shkollave e kanë bërë pazar edhe këtë term.

Komenti i plotë i ish-deputetit demokrat Luçiano Boçi:

E TURPSHME!

…kjo që ndodh me nxënësit ekselentë në Arsimin Parauniversitar.

Drejtoritë e shkollave u kërkojnë prindërve të tyre të derdhin në llogarinë e caktuar bankare të BKT 40 11 44 035, 25 mijë lekë. Vetëm kështu mund të quhesh ekselent tani. Dokumentet e mëposhtëm flasin qartë. Në vend që ata të stimulohen e të shpërblehen, siç dhe duhet, sot atyre u merren para. Të jesh ekselent në Shqipëri duhet të paguash. Duhet të paguash, se ke merita, se mëson, se je shembull. Para 2013-s, çdo ekselent merrte një shpërblim simbolik vlerësues nga Qeveria prej 50 mijë lekësh. Sot për të dalë i tillë në Librin e Artë nuk merr. Jep 25 mijë. Po nuk e dorëzove shumën nuk figuron i tillë! Nuk shpallesh! Pra, shkurt i bie që në Shqipëri nuk blihen vetëm vota, vetëm favore. Sot dhe Ekselenca blihet me para.

P.s

Mos harroni gjyqin!!!

Sa të keni Qorrat e Servilët politikë në Drejtësinë e kapur, që të bardhën e bëjnë të zezë e anasjelltas, o burra sulm!