Gëzim Llojdia: Godina e ish-prefekturës së Vlorës po shkatërrohet

901
Sigal

Sipas specialistëve kjo godinë dallohet për vlerat e spikatura arkitektonike e ndërtimore. Përkarshi xhamisë “Muradie”, në të djathtë kur shkon drejt Sheshit historik të Flamurit të bie shpejt në sy kjo godinë karakteristike me arkitekturë krejt të veçantë nga ndërtimet e viteve të fundit. E restauruar nën peshën e mbi 90 viteve jetë, godina thuajse kishte shkuar në limitin e fundit të ekzistencës së saj. Thuhet se Ugolini në Vlore nuk dalloi ndonjë monument në sipërfaqe përveç xhamisë së Muradies. Godina e ish-prefekturës së Vlorës është shpallur Monument Kulture i Kategorisë se Parë me vendim Nr. 654, datë, 09.11.2006. Në këtë listë u shpallën monumente kulture një sërë objektesh historike që ruante qyteti i Vlorës si: Ish-prefektura, ndërtesë e vitit 1919, banesë qytetare në lagjen “Hajro Çakërri” e shekullit XIX, ndërtuar me materiale të traditës; gurë dhe dru. Shkolla “28 Nëntori” që në vitet 1851-1908 ka shërbyer si mejtep. Në vitin 1908 u çel për herë të parë shkolla shqipe, sot vijon të shërbejë si shkollë 9-vjeçare. Ish-selia e Qeverisë Provizore të Vlorës, më 1912, ndërtesë në lagjen “Hajro Çakërri”. Banka BKT, Muzeu historik, ish-galeria e Arteve në qytet, bashkia, sahati, kisha katolike, banesa të tjera të hershme karakteristike. Godina është një ndërtesë që i përket viteve 1919 me dy kate lartësi.

Në Vlorë foli prefekti Këngë labe (Dukat, Vlorë)

Në Vlorë foli prefekti
O Vloro, Kanino
(pas çdo vargu)
Osman Haxhi Muhameti
Të më mblidhenë mileti
Se vjen Qemali nga deti

Pas largimit të Ibrahim Avdullahut si Kryekatundar u vendos që administrimin e Vlorës ta merrte Osman Haxhiu në emrin e prefektit. I biri i Myftiut të Vlorës Haxhi Muhametit dhe pinjoll i një prej familjeve më të pasura të Vlorës. Shumë aktiv që në fillim të shekullit, një nga mbështetësit kryesorë të Ismail Qemalit. Më vonë do të ketë një karrierë të shkëlqyer, Kryetar i Komitetit “Mbrojtja Kombëtare” të Luftës së Vlorës, delegat në Kongresin e Lushnjes, deputet në parlamentin shqiptar.
Osman Haxhiu – Armen -një nga mbështetësit e Ismail Qemalit, ish-prefekt i Vlorës, një nga njerëzit më të pasur në Vlorës, që e vuri pasurinë e tij në shërbim të Atdheut. Kryetar i “Komitetit Mbrojtja Kombtare” Pas luftës deputet në Parlamentin e parë Shqiptar. Djali i tij Myhedin Haxhiu, Kryetar i Bashkisë së Vlorës. Pas “çlirimit” u arratis jashtë shtetit së bashku me vëllanë e tij Galip Haxhiun.

Kastriot Bimo

Dorëzimi i qytetit të Vlorës nga rebelët pa rezistencë e luftë, rrëzimi i I. Abdullaut dhe zgjedhja nga ana e rebelëve në krye të O. Haxhiut, njeri i zoti, por nuk dinte të shkruante (E. bej Vlora, Kujtime) shfaqen qartë në kujtimet e H. bej Cakranit, ’32

“-O jini axhami e n’a çuditët, o u është futurë pazari më gjak e s’e nxirrni dotë sa të jini gjallë! Nuk mund të bëni dotë tjatër gjë se nuk dini, jo për gjë ndaj vardha me muhabete dhe pazare, si keni bërë gjithënjë e se si e ndritët qëkurë! Po këtë herë ama po e bëni llami vërtet!
Do t’ju bëjin rixha atyre të palarëve, ato që llafosnë me nevej, të mos ngasën flamurnë, që kishim firmosur më Vlorë dhe të mos bëhej luftë, se naftarët e kasabasë, i keni më dorë që këtu!
Ata, si ç’ma ndjeu, kërkuan dhe Osmën Aganë e të tjerë, që ishin të njohur nëpër ta dhe më të hyrë të vjeshtës së parë, hynë më Vlorë. Të parnë gjë që bënë, ishte ajo që hoqnë flamurnë dhe vunë të tyrejn, atë të Tyrqisë se jemi muhamedanë, jo shaka! Vunë më krye Osmën Aganë dhe e përzunë Brahim Effendinë, duke j’u hakërryer se mund’ t’i hedhin edhe hekurat atças! Turp më i madh nukë bëhej dotë më dynja, po vlonjatë nuk e kishin për gjë t’a hajin turpin me bukë!”