Moti, rriten lehtë temperaturat në mesditë

916
Sigal

Gadishulli i ballkanit po vazhdon të jetë në aktivitetin e masave ajrore të qëndrueshme me origjinë Kontinentale  të cilat po mbajnë mot të kthjellët në vendin tonë dhe Kosovë.

E mërkurë, 17 tetor:  moti do të vijojë  me kthjellime dhe vranësira  të pakta  deri mesatare në Ultësirën perëndimore. Era do të jetë e lehtë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi  8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të  jetë i forcës 2 lartësi  vale 0,3 deri në 0,5 metër  në det  të hapur. Temperaturat  me rritje të lehtë në mesditë.

Temperaturat min dhe max
Zonat  malore         7/24°C
Zonat e  ulëta          8/29°C
Zonat  bregdetare   16/28°C