Kryeministri Rama ironizon Presidentin e SHBA: “Shko vër bast tek Trump!”

518
Sigal

Kryeministri Rama, mbrëmë në intervistë televizive, në debat me gazetarët, u përpoq që të ironizonte Presidentin e SHBA Trump, kur u tha gazetarëve, që të shkojnë e të vënë baste tek Trumpi në Nju Jork, sepse në Shqipëri ai do t’i mbyllë të gjitha. Kryeministri Rama kishte deklaruar në fushatën presidenciale të SHBA se, nëse fiton kandidati Trump SHBA dhe Bota do të jenë të kërcënuara. Ja deklarata e mbrëmshme e kryeministrit Rama: Në 2016 nuk kishim mazhorancë. Gjatë mandatit të parë nuk patëm mazhorancë, kjo është një industri me influencë shumë të madhe. Unë e di se edhe ju si në të gjithë botën jeni. Hedh shumë para, lobon mbi deputetët dhe mbi mediat, por edhe me shpifjet, ku është vëllai etj. U shty pasi nuk patëm dot vota. Kam pasur debate të brendshme për këtë. Për sa i përket asaj, se kjo bëhet se s’ka shtet që të kontrollojë apo si masë për të bërë një spostim masiv të parasë nga bastet tek ekonomitë për familjet… Nëse do ishte se nuk e kontrollojmë dot, le të shikojmë si e kanë vende më të forta se ne. Shko vër baste në New York. Shko tek Trump dhe vër bast. Ne kemi punuar për këtë për disa muaj. Është e vërtetë që e nxorëm menjëherë, por kemi punuar disa muaj me një grup të ngushtë. Nëse do e kishim hapur më parë dhe më shumë do kishin hedhur baltë. Në 31 janar mbyllen të tëra. Mbyllen kazinotë, mbyllen bastet, mbyllet online që është këtu. Po punojmë që të mbyllim dhe online që janë jashtë që të mos kenë akses këtu. Baste tek bordura para hotel Dajtit viheshin në kohën e Enverit. Është njësoj si të krahasosh një flotë të tërë në det me kalamajtë që kapin peshk tek liqeni me kavanoza. Ne po mbysim një flotë të tërë kriminale që shkatërroi këtë qytet.