Moti i paqendrueshëm, probleme me anijet e peshkimit në Durrës

669
Sigal

Mot i paqendrueshëm që ka përfshirë vendin, ka sjellë probleme dhe në Portin e Durrësit. Sipas Kapitenerisë së Durrësit, forca e detit aktualisht është 5 ballë në Gjirin e Durrësit dhe 7 ballë në det të hapur.

Për rrjedhojë, e gjithë flota e peshkimit nuk është lejuar të dalin për aktivitetin e tyre të përditshëm, me qëllim shmangien e avarive të mundshme detare.

Tragetet kanë ardhur në orar po ashtu dhe anijet tregëtare kanë vijuar pa problem punën e tyre. Forca e erës që fryn nga veri-lindja, shkon nga 25-30 km/orë.