Gjyshi bashkëbisedon me nipin: Ku dallojnë dy sistemet

159

Jemi një prodhim i LIMITUAR! Na shijoni dhe na ruani si sytë e ballit!

(Bashkëbisedimi i gjyshit me nipin)

Një djalosh pyeti gjyshin e tij
“O gjysh, si ke mundur të jetosh më parë…
– Pa teknologji
– Pa internet
– Pa kompjuter
– Pa drone
– Pa bit-coin
– Pa telefona celulare
– Pa Facebook

Gjyshi iu pergjigj:
“Fiks ashtu si jeton brezi jot sot…
– Pa njerëzillëk
– Pa dinjitet
– Pa bashkëpunim
– Pa turp
– Pa nder
– Pa respekt
– Pa personalitet
– Pa karakter
– Pa dashuri
– Pa modesti

Ne, qe ju sot na quani të “vjetër”, kemi qenë të bekuar, provë për këtë është jeta jonë.

Ne biçiklete nuk kemi përdorur kurrë kaskë.
Pas shkollës, i kemi bërë detyrat vetëm, dhe gjithmonë kemi shkuar të luanim në lëndina deri në perëndim të diellit.
Kemi luajtur me miq të vërtete, jo me miq në internet.
Kur kishim etje, kemi pirë ujë burimi, jo ujë në shishe plastike.
Nuk jemi sëmurur kurrë kur pinim në të njëjtën gotë me shokët tanë.
Nuk jemi shëndoshur kurrë kur hanim bukë e fasule.
Nuk i ka ndodhur asgjë këmbëve tona, edhe pse ecnim zbathur.
Nuk kemi përdorur kurrë përbërës kimikë për të qenë të shëndetshëm.
I kemi krijuar me duart tona lodrat me të cilat luanim.
Prindërit taneë nuk ishin pasanikë por na kanë dhënë aq shumë dashuri, dhe jo videolojëra që të rrinim urtë.
Prindërit tanë nuk divorcoheshin, ata i zgjidhnin gjërat me njëri-tjetrin. Dhe ne nuk ishim të detyruar të jetonim një ditë me mamin e një ditë me babin. Në jetonim çdo ditë bashkë.
Vërtet nuk kemi patur kurrë telefona, DVD, Play Station, Xbox, video-lojëra, kompjuter personal, internet… por kemi patur shokë dhe miq të vërtetë.
Shkonim tek shtëpia e shokut pa ftuar dhe shijonim bukën e tij me vaj e me sheqer.
Kushurinjtë i kishin shtëpitë afër njeri-tjetrit për të shijuar kohën bashkë dhe për t’iu gjendur njëri-tjetrit pranë në çdo hall.
Vërtet jemi në foto bardhezi, por në ato foto kemi kujtime plot ngjyra.
Jemi një brez unik dhe i mirëkuptueshem, sepse jemi brezi i fundit që ka dëgjuar prindërit… dhe jemi brezi i parë që ka dëgjuar fëmijët e tij.

Jemi një prodhim i LIMITUAR! Na shijoni dhe na ruani si sytë e ballit.