Fillon sot Lotaria Amerikane, ja si kryhet procedura e aplikimit

323

Ja procedurat që duhet të bëni për të aplikuar online, çfarë dokumente duhet të plotësoni

Duke filluar nga dita e sotme datë 3 tetor, ora 18:00 deri në datën 6 nëntor 2018, ju mund të aplikoni për Lotarinë e Amerikane. Aplikimi për Lotarinë është një proces që kryhet online dhe është falas. Për lotarinë mund të aplikojë një person i lindur në një nga vendet e ligjshme që kanë të mundur marrjen e vizave emigruese, ose personat që kanë një bashkëshort nga vendet e ligjshme për aplikim. Kriteri i dytë ka të bëjë me arsimimin ose me përvojën e punës. Për Lotarinë Amerikane mund të aplikojë një qytetar, i cili ka përfunduar një arsimim të shkollës së mesme apo ekuivalentin e tij, përkufizuar si përfundim me sukses i 12 viteve edukim i plotë zyrtar 9-vjeçar dhe i mesëm, ose një qytetar që ka dy vjet përvojë pune brenda pesё viteve të kaluara në një punësim që kërkon të paktën 2 vjet trajnim ose eksperiencë për ta ushtruar.

Procedura e Aplikimit

Procesi i aplikimit kryhet në faqen www.dvlottery.state.gov. Ju duhet të paraqisni informacionin e mëposhtëm për të plotёsuar regjistrimin tuaj E-DV:

  1. Emrin – mbiemrin, emrin, emrin e mesit – ekzaktësisht siç shkruhet në pasaportë. Tek emri i mesit do të klikoni kutinë: “no middle name”.
  2. Datën e lindjes – ditë, muaj, vit.
  3. Gjininë – mashkull ose femër.
  4. Qytetin e lindjes.
  5. Shtetin e lindjes – Përdorni emrin me të cilin njihet aktualisht shteti ku keni lindur.
  6. Vendi i kualifikueshëm për Programin e Lotarisë – Nëse keni lindur në Shqipëri, nuk ka nevojë t’i përgjigjeni kësaj pyetjeje.
  7. Fotografitë e tё regjistruarve – Fotografi personale pa syze, të nxjerrë 6 muajt e fundit, për ju si aplikant kryesor, të bashkëshortit/es, si dhe të të gjithë fëmijëve të përfshirë në regjistrim.
  8. Adresa postare – Në emër të Adresa Rreshti1 Adresa Rreshti 2 Qyteti Rrethi Kodi Postar Shteti
  9. Shteti ku jetoni aktualisht.
  10. Numri i telefonit.
  11. Adresë E-maili
  12. Niveli më i lartë i arsimimit që ju keni arritur deri më sot.
  13. Statusi aktual martesor
  14. Numri i fëmijëve – Renditni emrin, datën e lindjes, gjininë, qytetin e lindjes, dhe shtetin e lindjes për të gjithë fëmijët e pamartuar nën moshën 21 vjeç në ditën e regjistrimit tuaj elektronik, pavarësisht nëse ata jetojnë apo jo me ju, apo s’kanë ndërmend t’ju shoqërojnë ose ndjekin për t’u bashkuar me ju të emigroni në Shtetet e Bashkuara. Ngarkoni fotografi individuale të secilit prej fëmijëve tuaj duke përdorur specifikimet teknike të njëjta si fotografia juaj.