Emigrantët shqiptarë në protestë: Të njihen pensionet me Italinë

170

Emigrantët shqiptarë protestë para Ambasadës Italiane: Të njihen pensionet me Italinë

Me dhjetëra pensionistë emigrantë kanë protestuar përpara Ambasadës Italiane, duke kërkuar që t’u njihen vitet e punuara në Shqipëri dhe Itali. Ata kërkojnë që të arrihet një marrëveshje mes dy vendeve fqinje për njehsimin e viteve të punuara, pasi aktualisht vitet e punuara në Shqipëri, nuk njihen për pension në Itali dhe anasjelltas. Në shtetin fqinj ndodhen mbi gjysmë milioni qytetarë shqiptarë, ku gati gjysma prej tyre janë në marrëdhënie pune. Aktualisht, vendi ynë ka marrëveshje për njehsimin e pensioneve me 8 shtete, teksa së fundmi u arrit marrëveshja dhe me Kanadanë, ndërsa me Italinë që numëron mbi 500 mijë shqiptarë nuk është ndërmarrë ende asnjë hap konkret, për zgjidhjen e situatës.