Doni të studioni dhe punoni në SHBA? Ambasada ka një këshillë

737
Sigal

Doni të studioni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës? Ambasada Amerikane në Tiranë ka një njoftim të rëndësishëm dhe një këshillë të vlefshme për të gjithë studentët. Përmes një postimi në ‘Facebook’ ambasada bën me dije se kush dëshiron që të studiojë në SHBA, nuk mund të punojë aty.

Po ashtu ajo ka treguar edhe mënyrën se si studentët mund të hartojnë një plan për të paguar shkollimin.

“??️ | Të studiosh në SHBA është një mundësi e shkëlqyer, por ju nuk mund të punoni në Shtetet e Bashkuara për të financuar arsimimin tuaj. EducationUSA Albania është vendi i duhur ku mund të hartoni një plan për të paguar shkollimin tuaj në Shtetet e Bashkuara. #pyetanen”, shkruhet në njoftimin e ambasadës.

46272880 10155979503525838 5420595374362460160 N