FOTO/ Zjarri në Shebenik-Jabllanicë, zbarkojnë 60 forca në terren

431

Prej dy ditësh vazhdojnë të jenë aktive dy nga  tri vatrat e fuqishme të zjarrit që përfshin masivet pyjore të rrethit të Librazhdit.

Mëngjesin e të enjtes sipas burimeve zyrtare janë në terren të paktën 60 punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, të Shërbimit Zjarrfikës dhe Ushtrisë. Flakët edhe gjatë ditës së enjte vazhdojnë  të   përhapen në të gjitha drejtimet për shkak të erës së fortë që  mbizotëron prej dy ditësh.

Si pasojë e erës po digjen pjesërisht sipërfaqe me ahishte si dhe shtresa me gjethet e rëna nga pemët .Për izolimin e vatrave  të zjarrit  aktualisht po punojnë edhe banorë të zonës .

Situata problematike këtë të enjte është në masivet pyjore të fshatit Skënderbej dhe Bardhaj në Njësinë Administrative Rrajcë mund të frenohet vetëm me ndërhyrjen nga ajri pasi terreni është mjaft i vështirë raportuan burime nga terreni.

Aktualisht sipas burimeve zyrtare dy vatrat aktiv  të zjarrit në masivet pyjore të rrethit të Librazhdit kanë përfshirë zonën e shpallur “Trashëgiminë Botërore e UNESCO-s” në Rrajcë të bashkisë Prrenjas në vendin e quajtur “Zgavra e Zezë ” dhe në Bardhaj .

Ndërkaq kanë nisur  hetimet për të identifikuar personat që mund t’u kenë vënë zjarrin në mënyrë të qëllimshme masive pyjore në Zonën e Parkut Kombëtar -Shebenik.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri

  • foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri foto galeri foto galeri