Deri kur do vijojnë ditët me shi dhe çfarë parashikohet për muajin korrik

234

Edhe gjatë ditës së sotme pritet të na shoqërojnë reshjet e shiut dhe moti i ftohtë për stinën ku ndodhemi. Një situatë e tillë parashikohet edhe për ditën e nesërme. Sipas sinoptikanëve, moti do të vijojë të jetë i paqëndrueshëm me alternime kthjellimesh në ultësirën perëndimore në orët e para të ditës, dhe sërish mesdita do të rikthejë reshje shiu në formën e rrebesheve dhe stuhive të izoluara.

Kryesisht më të prekura do të jenë zonat malore, ndërsa temperaturat do të pësojnë ulje.

Era do të jetë me drejtim jugperëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdetin e Adriatikut. Valëzimi do të jetë i forcës 2, me lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime të ndjeshme.

Temperaturat minimale dhe maksimale parashikohen:
Zonat malore 11/20°C
Zonat e ulëta 16/26°C
Zonat bregdetare 17/26°C

Muaji qershor parashikohet të mbyllet me shira, ndërsa për gjithë ata që planifikojnë të nisin pushimet në muajin korrik ka lajme të mira për sa i përketë motit.

Sipas Meteoalb, duke filluar nga 1 korriku do t’i rikthehemi ditëve me diell dhe temperaturat do të shënojnë rritje.

Ndërkaq, reshje të pakta priten të pritet të ketë kryesisht në zonat malore.