Bllokohet segmenti Vorë-Maminas, hapet rruga Qafë Kashar-Vorë, ja ku do të devijohet kalimi

105

Sot Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit njoftojnë se segmenti Qafë Kashar-Vorë, do të jetë i hapur për automjetet pasi ndërhyrja ka përfunduar. Paralelisht do të vazhdojë faza e dytë e punimeve në segmentin Vorë–Maminas, në drejtimin Tiranë – Durrës.

ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve, gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor. Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.

VORË – MAMINAS

?Devijimi i trafikut ne drejtimin Tiranë – Durrës fillon ne orën 06:00, date 12.06.2018

Lëvizja e automjeteve ne drejtimin Tiranë – Durrës do te devijohet te karburant Kastrati ne Vorë ne rrugën dytësore Vorë – Marikaj – Maminas (te nënkalimi i dyte i Vores)

Automjetet mund te përdorin sërish autostradën nga Maminas ne drejtim te Durrësit te mbikalimi i Maminasit.

Levizja e mjeteve te tonazhit te rende te cilat lëvizin nga Veriu ne drejtim te Jugut, do te devijohen ne Fushe Kruje ne drejtim te Kamzës duke shfrytëzuar rrugët alternative Tirane – Unaza e re – Kombinat – Ndroq – Durrës ose Tirane – Unaza e re – Elbasan – Rrogozhine.

Drejtimi nga Durrësi për ne Tirane është i hapur për lëvizjen e automjeteve.

Dalja për automjetet te mbikalimit ne Marikaj për ne rrugën dytësore do te jete i bllokuar.

Dalja te mbikalimi I Vorës ne drejtim te Veriut do te jete e mbyllur për mjetet e renda qe lëvizin ne drejtimin nga Durresi drejt veriut. Këto mjete do te shfrytëzojnë mbikalimin te Casa Italia ne drejtim te Kamzës dhe ne vijim.

Në mënyrë të veçantë drejtuesit e mjeteve që përdorin segmentin Tiranë-Durrës dhe kthim duhet të përpiqen të zgjedhin drejtime alternative sipas udhëzimeve që do të jepen në vazhdimësi nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor.

Punonjësit e autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe firmave të mirëmbajtjes do të jenë me njësi të përqendruara në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut.

Ju kërkohet drejtuesve të mjeteve që të respektojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor, sinjalistikën provizore të vendosur në segmentet ku do të punohet dhe udhëzimet e policisë.?

Pas përfundimit të ndërhyrjes në segmentin Vore – Maminas do të fillojë ndërhyrja në segmentet e tjera për të cilat ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor do të përditësojnë skemat e lëvizjes dhe informojnë opinionin publik.