Avari në nënstacionin elektrik, disa zona të Tiranës nesër pa drita

788
Sigal

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, ka bërë me dije, se gjatë ditës së nesërme, është planifikuar remonti në nënstacionin elektrik Dinamo, e për rrjedhojë, do të mbeten pa energji elektrike disa zona në kryeqytet.

Me anë të një njoftimi, OSHEE shprehet se “Pa energji do të mbesin;  Zona pranë shinave të Trenit,
Rr Vangjel Noti, Zona Ish kombinatit Josif Pashko,
Paskuqan, Kodër Kamëz, Kamëz, Rr Jordan Misja, Babrru Pjeserisht,
Zona e Kodrës së Kuqe.”

Njoftimi i plotë:

Për shkak të remontit të planifikuar në nst Dinamo, nesër në datën 15 tetor do të stakohet energjia elektrike në intervalin kohor 09;00-14;00.
Pa energji do të mbesin;  Zona pranë shinave të Trenit,
Rr Vangjel Noti, Zona Ish kombinatit Josif Pashko,
Paskuqan, Kodër Kamëz, Kamëz, Rr Jordan Misja, Babrru Pjeserisht,
Zona e Kodrës së Kuqe.