Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Jeni ende në kohë të aplikoni për Lotarinë amerikane

147

Ambasada amerikane në Tiranë njoftoi sot se shqiptarët janë akoma në kohë që të dorëzojnë aplikimin për lotarinë amerikane.

“Plotësojeni aplikimin vetë dhe na pyesni nëse keni pyetje mbi procesin“, shkruan ambasada në FB.

Aplikimet për Programin e Lotarisë “DV2021” janë të hapura deri më 5 Nëntor, ora 18:00.