FOTO/ Tirana në kaos, trafik i rënduar në çdo rrugë

1080
Reshjet e shiut kanë bërë që Tirana të përfshihet nga kaosi në çdo rrugë të saj.
Sigal

Që prej orës 06:00 të mëngjesit e deri në orën 10:00 ka qenë thuajse e pamundur që të lëvizet në kryeqytetet me makinë.

Çdo rrugë ka qenë thuajse e bllokuar, ndërsa për herë të parë në historinë e saj, trafik ka pasur edhe në lagje të kryeqytetit dhe në zona ku nuk kishte ndodhur ndonjëherë.

Trafik ka pasur edhe në unazën e madhe në zonën e kopshtit zoologjik, që nuk ka ndodhur asnjëherë.

Situata vazhdon të jetë e rënduar sidomos në rrugët hyrëse të kryeqytetit.

Fakti se nuk ka pasur asnjë investim për rrugë të reja në Tiranë dhe vetëm janë zvogëluar, bllokimi i sheshit ‘Skëndërbej’ dhe korsitë e biçikletave kanë sjellë që Tirana të kthehen në një qytet të pa qarkullueshëm me makinë.