50 vjeçarja rrëfen: Për shkak të sëmundjes që kam, jam e detyruar të japë vajzën për birësim

708
Sigal

Emisioni investigativ “BOOM” në RTV Ora në rubrikën “Shqipëria pa filtra” këtë të premte solli historinë e Dhurata Kokës, një zonjë  50-vjeçare që jeton në Durrës.

Jeta e Dhuratës vijonte normalisht deri para 7 viteve kur filloi të kishte dhimbje të vazhdueshme koke,  të cilat sa vinin dhe shtoheshin.

Nga viti në vit, gjendja e Dhuratës vjen duke u përkeqësuar, ndërkohë ajo ende nuk e di diagnozën e cila po i vështirëson jetën.

Aktualisht 50-vjeçarja qëndron vetëm shtrirë dhe e ka të pamundur për të bërë një jetë normale.

Dhurata Koka: Kam 7 muaj që nuk ngrihem fare nga dysheku, më dhemb gjithë trupi. Nuk ka kush të më bëjë shërbim dhe ujin që e pi e vjell. Bashkëshorti tani po bën koronaren. Jetoj vetëm. Nuk mund të rri në këmbë fare, sidmos pas këtyre ilaçeve që kam pirë. Nuk mban dot trupi kokën dhe koka trupin. Jam mbyll në shtëpi prej 7 muajsh. Më shërbente pak im shoq sa kishte mundësi.

Por me dramatike bëhet situata, kur 50 vjeçarja rrëfen se për shkak të sëmundjes që ka, ajo është detyruar ta japë për birësim vajzën adoleshente.

Dhurata thotë se e kishte të pamundur për ta mbështetur nga ana financiare që ajo të vazhdonte jetën dhe shkollën normalisht.

Dhurata Koka: Edhe vajzën nga gjendja shëndetësore dhe gjendja shumë e vështirë ekonomike e kam birësuar. Ishte nxënëse e shkëlqyer, la klasën e 9 përgjysëm. Kam dy muaj që e kam birësuar, nuk e përballoja dot, ishte gjynah. Vajza është 15 vjeç. Flas me të dhe mund ta takoj por nëna është nënë, unë po tretem dita-ditës. Vetëm ajo që është nënë e di sesi është të largosh fëmijën se nuk je në gjendje ta mbash, nuk i përgjigjesh dot.

Tashmë gjithçka ajo do është një vizitë e specializuar që të diagnostikohet dhe të kurohet për sëmundjen që ka, pasi ajo përdor vetëm qetësues, të cilët nuk e kanë ndryshuar aspak gjendjen e saj./Ora News.tv