Fansat e grupit mitik U2 kanë mbetur të zhgënjyer. Solisti i këtij grupi, Bono, u detyrua që të anullojë një koncert në Berlin të shtunën në mbrëmje në Mercedes Benz Arena për shkak të humbjes së zërit.

Pas katër këngësh të kënduara para fansave , lideri i grupit irlandez provoi që të intonohej sërish dhe të këndonte «Beautiful Day», por nuk ia doli. Sipas disa fansave të pranishëm në koncert, Bono ndërkohë që ishte në skenë është dëgjuar që të fliste në lidhje me tymin skenik. Më pas ai i kërkoi falje publikut, duke i thënë se “nuk mendonte se ishte e drejtë që të vazhdonte.

Fillimisht publikut iu tha se pas një pauze të shkurtër koncerti do të rifillonte, por nuk ishte e thënë. Pak minuta më vonë të pranishmit u njoftuan se shfaqja mbaroi dhe se Bono i jepte premtimin se do të mbahej në një datë tjetër. Humbja e zërit të liderit të grupit U2 dyshohet se u shkaktua nga makinat e tymit të përdorura gjatë spektaklit. «Bono ishte në formë të shkëlqyer, por pas disa këngësh humbi zërin” bëri të ditur grupi U2 në një komunikatë shpërndarë medias. «nuk e dimë se çfarë ndodhi saktësisht dhe po presim përgjigjen e mjekut”, -vijon komunikata

Koncerti i Berlinit duhej të ishte ndalësa e dytë europiane e turit “Eksperiensë + Pafajësi”, tur ky i nisur nga grupi legjendar irlandez të premten. Kjo nuk është hera e parë që ndërpritet një koncert i U2. Me 21 shtator të 2015 një tjetër koncert i U2 u anullua në Stokholm, pasi nje burrë hyri i armatosur në Global Arena. Në koncertin e parë në Berlin, atë të së premtes, Bono dënoi aktet e fundit të dhunes së shkaktuar së fundi nga e djathta ekstreme ne qytetin gjerman të Shemnitz. /abcnews.al