Ballina Showbiz U zhduk disa muaj nga rrjetet sociale, rishfaqet Arbana Osmani

U zhduk disa muaj nga rrjetet sociale, rishfaqet Arbana Osmani

687
Sigal

Kanë kaluar pothuajse 3 muaj që nga dalja e saj e fundit publike, apo nga të qenurit aktive në rrjetet sociale.

Ndryshe nga të gjithë personazhet e ekranit që kanë zbuluar çdo cep të plazheve që kanë vizituar, Arbana Osmani është treguar shumë diskrete në këtë aspekt.

Pasi nuk e pamë gjatë gjithë verës, Arbana rikthehet me pamjen e kuruar dhe në formë të mirë fizike.
Ka qenë një foto të cilën e ka postuar në llogarinë e saj grimieria e Arbanës. Prezantuesja mesa duket ka bërë shërbimet e nevojshme për të cilat flokët kanë nevojë pas pushimeve.

E vetmja gjë që dimë nga vera e Arbanës janë disa ditë pushimi që ajo kaloi në Turqi me stafin e ‘Dua të të bëj të lumtur’ menjëherë sapo ka përfunduar programi. Mungesa e Osmanit ka ngjallur shumë kuriozitet tek ndjekësit e saj, të cilët e pyesin se kur do ta rishohin sërish në ekran.