Sigal

Pak ditë më parë u publiuan disa foto të këngëtares së hitit “Nëntori”, Arilena Ara, ku shfaqej në krahët e një djali ‘misterioz’. Ata dukeshin mjaft të lumtur krahas njëri-tjetrit teksa po shijonin pushimet në një jaht. E pyetur ’ lidhur me këto foto, Arilena ka pranuar lidhjen duke treguar se shumë shpejt do të zbulojë edhe sekretin.

“Shumë shpejt, djali nuk do jetë më misterioz për ju. Do ta zbulojmë edhe sekretin”,- shprehet Arilena.

Më tej Arilena tregoi se për karrierën e saj qëllimi kryesor është përfundimi i albumit muzikor, i cili do të vijë në gjuhën angleze.