Sigal

Gjykata ka zhlerësuar sot arrestimet e katër personave dy ditë më parë në Shkodër. Me vendimin e saj, gjykata, konfirmoi show-n e Policisë në Shkodër.

Ilir Bajri, Erogen Vaso dhe Emer Plaku janë lënë në arrest me burg deri në mbërritjen e ekspertimit të Prokurorisë për armët e sekuestruara. Ndërsa për Asmer Bilalin jepet masë “arrest shtëpie”. Akuza ndaj është ajo e armëmbajtjes pa leje. Sipas vendimit të Gjykatës së Shkodrës, për masën e sigurisë, katër të arrestuarit akuzohen vetëm për disa fishekë.

Mësohet se në pretendimet e Policisë, nuk thuhet kujt i përkasin armët e sekuestruara.

Pritet ekspertiza nga prokuroria per te pare gjurmët e plumbave te gjetur gjate kontrollit te banesave. Gjatë të njëjtit operacion u sekuestruan edhe katër automjete të blindura të cilat përdoreshin nga familjet Lici dhe Bajri.

Masat e sigurisë

Asmer Bilali, arrrest shtëpie

Ilir Bajri, 30 dië burg

Erogen Vaso, 30 dië burg

Emer Plaku, 30 dië burg