Sigal

Pas një shkëputje prej 4 vitesh në tregun muzikor, këngëtarja e njohur britanike Cheryl Cole është rikthyer sërish në muzikë me këngën e saj më të re “Love made me do it”. Pas publikimit të saj fansat kanë menduar se ajo i dedikohej ish të dashurit të saj, Liam Payne. Në një pjesë të këngës ajo shprehet se është një njeri i ‘shpifur’ pasi bie në dashuri vetëm me njerëz maskarenj. Por pas aludimeve të fansave këngëtarja ka reaguar në një deklaratë të bërë së fundmi, ku shprehet se kënga nuk i dedikohet dikujt specifikisht.

“Të gjithë ata që kanë qenë të dashuruar do të lidhen me të në një mënyrë. Është tërheqëse dhe argëtuese. Nuk është rreth një personi apo një lidhje specifike, është më shumë për mua që jam e dashuruar pas dashurisë. Thjesht e dua dashurinë”, është shprehur Cheryl për këngën e saj të re.
Kujtojmë se Cole dhe Payne patën një lidhje rreth 1-vjeçare e cila komentohej shpesh në media.