Shkëlqen Jonida Maliqi, një nga zërat më të mirë në Eurovision

915
Contestant Jonida Maliqi of Albania poses on the "Orange Carpet" during the opening ceremony of the 2019 Eurovision Song Contest in Tel Aviv, Israel May 12, 2019. REUTERS/Amir Cohen
Sigal

Në Tel Aviv, 41 vende do të jenë pjesëmarrëse në edicionin e 64 të “Eurovision Song Contest”, ku pas dy gjysmë finaleve që do të mbahen të martën dhe të enjten, vetëm 26 prej tyre do të jenë pjesë e finales së madhe të së shtunës.

Edhe ky edicion i Eurovision-it nuk erdhi i papërfshirë nga polemikat. Ukraina u tërhoq nga konkurimi pasi e pa të papërshtatshem Izraelin si vend organizator kurse Bullgaria nuk merr pjesë për arsye financiare. Gjithashtu shumë organizata joqeveritare kanë bërë thirrje për bojkot, pasi e shohin Izraelin si vend okupator. Megjithatë, këtë fundjavë miliona teleshikues do te “mbërthehen” para televiziorit për të ndjekur magjinë vjetore muzikore.

Mes 41 vendeve pjesëmarrëse, Holanda, që do të përfaqësohet nga Duncan Laurence me këngën “Arcade” shikohet si favorite dhe pas saj renditet Rusia. Shqipëria do të përfaqësohet në festival me Jonida Maliqin me këngën “Ktheju tokës”. Pavarësisht faktit se gjatë provave, regjia televizive e festivalit ka patur probleme teknike, blogerët e Eurovizionit janë shprehur se Maliqi është një nga zërat më të mirë në konkurrim.