Rikthehen bashkë Alba Hoxha dhe Albi Nako? Koreografi e pranon publikisht: Më e mira

260

Alba Hoxha dhe Albi Nako janë dy balerinët më të pëlforur në median rozë. Kjo për shkak të një lidhje që u diskutua mes tyre, dhe mori fund akoma pa u bërë publike nga çifti. Por, pas shumë thashethemeve për ndarje, duket se gjërat janë në drejtimin e duhur.

Mungesa e Albës në Dance Ëith Me ishte një shkak që nxiti dyshimet se marrëdhënia mes tyre nuk ishte aspak e mirë. Megjithatë lajmi që Albi Nako përcolli ditën e djeshme tregon se ata janë mjaft të afërt me njëri-tjetrin. Pedagoge në akademinë Albi Nako DanceAcademy është titulli që Alba ka fituar nga koreografi, i cili e quan balerinën më të mirë.

Alba Hoxha tashme pjese e @albinakodanceacademy vjen si pedagoge në 3 disiplina si, balet modern , street jazz dhe dance konteporan për çdo grup moshe. Çdo investim i duhur kthehet në kohën më të bukur. Starton në 1 Tetor the best dancer @albahoxha1,”- shkruan Albi Nako në profilin e tij në rrjete sociale.

Ndërkohë nuk ka munguar as komenti i balerinës që i ndjehet falenderuese koreografit Albi Nako.