Neymar: Nuk jam perfekt, dua të jem më i miri në botë

491
Sigal

Neymar ka dhënë një intervistë të gjatë për gazetën britanike “Mirror”, duke prekur tema të ndryshme rreth jetës dhe karrierës së tij.

“Dëmtimi është momenti më i keq në karrierën e një sportisti, Kam kaluar dy dëmtime të rënda gjatë dy viteve të fundit, që më kanë mbajtur jashtë fushave të futbollit për 6 muaj. Më mungonte shënimi i golit. Gjithsesi, dëmtimet janë pjesë e karrierës dhe një futbollisti.

Jam një djalë i rezervuar, i mbaj për vete gjërat. Mirëpo arrin një pikë kur ndihem i irrituar, mërzitem, shpërthej dhe nuk komunikoj në mënyrë korrekte. Po përpiqem të përmirësohem në këtë aspekt.

Nuk jam perfekt, kjo është e pamundur për një qenie njerëzore. Kam gabuar disa herë dhe e kam rifituar besimin, edhe pse më është dashur të paguaj një çmim të lartë. Cila është dëshira ime? E thjeshtë, të jem futbollisti më i miri në botë.”