Princ William kujton vdekjen e Princeshë Dianës: Dhimbje si asnjë tjetër

578
Sigal

Duka i Kembrixh, William është shprehur rreth dhimbjes që ka ndjerë kur nëna e tij Princesha Diana është ndarë nga jeta.

Ai e ka përshkruar si një dhimbje që nuk ka krahasim me asnjë dhimbje tjetër, në një dokumentar të BBC rreth shëndetit mendor. Ai u shpreh se ndonëse Britanikët nuk i shprehin shumë emocionet e tyre, por kur vijnë kohë të vështira duhet të qetësohen dhe të flasin rreth ndjesive pasi nuk janë robotë.

Gjithashtu Princ William u shpreh për kohën kur ka punuar si pilot në një ambulancë ajrore duke theksuar se kjo periudhë e ka bërë të mendojë edhe më shumë se vdekja është gjithnjë ‘pas dere’.

Ai shtoi se ajo çfarë përjetoi kur humbi nënën e tij në vitin 1997 në një aksident automobilistik, e ka bërë që të lidhet më shumë me njerëzit që kanë humbur një person të dashur.

“Kam menduar shumë gjatë për këtë gjë dhe jam përpjekur të kuptojë se përse ndihem kështu, por mendoj se kur sprovohesh në moshë të vogël, në çdo moshë në fakt, por sidomos në moshë të vogël, ti e ndjen dhimbjen më fortë së çdo dhimbje tjetër. Kam ndjerë se me punët që kam bërë ka patur momente dhe situata që më janë dukur familjare me ato çfarë kam kaluar unë,”-është shprehur Princ William.