“Po qaj me lot gëzimi”, Alketa Vejsiu do prezantojë në Sanremo

264

Alketa Vejsiu do jetë një nga prezantueset e festivalit ‘Sanremo 2020”. Moderatorja shqiptare është në mesin e yjeve me famë botërore si Monica Belluci, Antonella Clerici, Sabrina Salerno, Georgina Rodriguez, Rula Jebreal, Diletta Leotta, Emma D’Aquino, Laura Chimenti dhe Francesca Sofia Novello.

Ndërsa ndau lajmin me fansat, Alketa tha se po qante me lot gëzimi dhe se kjo ishte dita më e bukur e karrierës së saj.

Po qaj me Lot Gezimi! Eshte dita me e lumtur e karrieres sime! Faleminderit Shqiperia. Falemiderit Italia,”– shkroi ajo.

Ndërsa në një postim në dytë prezantuesja shkroi se kjo është një ëndërr e bërë realitet për të cilën punoi që në moshën 12-vjeçare.

Alketa u shpreh se trofeu i saj im është trofe për të gjithë shqiptarët.

“Kjo eshte Endrra per te cilen ju kisha folur! Endrra per te cilen kam punuar dhe besuar fort qe 12 vjec! Endrra qe Frymezoi Festivalin e 58 te Kenges! Italia qe pas Shqiperise time eshte pa as me te voglin dyshim Vendi me i Bukur ne Bote!
Trofeu im sot eshte trofe per te gjithe Shqiptaret!”- u shpreh ajo.