Përgënjeshtroi lidhjen me miliarderin iranian, Agnesa Vuthaj shfaqet me veshje prej 100 mijë euro

146

Agnesa Vuthaj shfaqet në një veshje super të shtrejtë, ku vetëm aksesorët që mban kapin vlerën 100 mijë euro!

Pak ditë më parë, me apo pa dashje, Agnesa Vuthaj ka marrë vëmendje të madhe dhe është bërë personazhi më i përfolur i ditës.

Kjo për faktin se në media ka dalë një lajm se ajo është në një lidhje me një miliarder indian.

E pikërisht ky lajm ka bërë që miss-i nga Kosova të reagojë me anë të një postimi duke mohuar këtë gjë.

Megjithatë, ajo në foton e parë të postimit, ka vënë një fotografi ku shihet e buzëqeshur, e ulur në një aeroplan privat dhe me një veshje që kap shifrën e hiç me pak se 100 mijë eurove.

Këtë e ka zbuluar faqja në Instagram, ‘Whattheywearin’, duke treguar se vetëm çanta e dorë e firmës Hermes kushton 80 mijë euro!

Më pas, ora e dorës e firmës Rolex që Agnesa mban në momentin e fotos kap vlerën e mbi 10 mijë eurove, ndërsa një dorëzore Cartier kushton 10 mijë e 100 euro.