Ozcan Deniz i njohur nga të gjithë në Shqipëri, për rolin e Kahraman në serilain “Një pjesë e imja” i ka dhënë fund martesës së tij.

Mediat turke kanë shkruar se ai është ndarë nga gruaja e tij Feyza Aktan, e cila ishte 20 vite më e re se aktori, pasi kjo e fundit shpenzonte shuma të mëdha parash.

Kujtojmë këtu se ata u martuan vitin e kaluar dhe së bashku kanë një djalë të quajtur Kuzey.

Nga larg dukej sikur çifti ishte i lumtur, por mesa duket nuk paska qenë ashtu.

Gjithashtu mediat truke kanë shkruar se Ozcan i ka mbyllur llogaritë bankare dhe i ka marrë kartat e kreditit Feyzas.