Olta Gixhari flet për herë të parë për të dashurin

680
Sigal

Ditën e sotme video që aktorja e njohur Olta Gixhari kishte publikuar në llogarinë e saj në Instagram bëri xhiron e rrjetit.

Në këtë video aktorja shfaqej duke kërcyer me bikini dhe dukej shumë e lumtur.

Por ajo që tërhoqi vëmëndjen në këtë video ishte përshkrimi i bërë nga aktorja.

‘E bërë nga dashuria ime”, shkruante Olta pranë videos duke treguar kështu hapur se nuk është më beqare.

E kontaktuar së fundmi nga ‘Iconstyle’,Olta ka folur për herë të parë për lidhjen.

Ajo ka treguar se momentalisht po përjeton një histori dashurie dhe se videoja ishte e filmuar nga partnerin e saj të cilit ajo ende nuk do që t’ia zbulojë identitetin .

Duke u bazuar dhe tek pamjet në video, shihet se Olta është mjaft e dashuruar dhe e lumtur në krahët e partnerit të ri.

https://www.instagram.com/oltagixhari/?utm_source=ig_embed