Sigal

Aktorja e njohur për rolin e saj si Gylseren nga seriali “Fate të Kryqëzuara”, Nurgul Yesilcay ka marrë një vendim shumë të rëndësishëm për djalin e saj. Ajo ka vendosur që ta largojë jashtë vendit, në Londër, për t’u shkolluar me standarte më të larta. Aktorja ka publikuar disa foto nga udhëtimi dhe duket se ajo e ka shoqëruar derisa ka hyrë në ambientet e shkollës. Në njërën nga fotot thotë me shaka se tani djalin e ka lënë në dorë të Mbretëreshës Elizabet.