Ballina Showbiz Mozzik i propozon martesë të dashurës së zemrës?

Mozzik i propozon martesë të dashurës së zemrës?

703
Sigal

Loredana Zefi dhe Mozzik janë në pritje të një fëmije dhe janë më të dashuruar se kurrë me njëri-tjetrin. Kjo gjë vihet re me postimet në rrjete sociale.

Në urimin për ditëlindje të postuar në profilin e tij në Instagram, Mozzik e quan të dashurën e zemrës “grua”. Fakti që ka përdorur këtë fjalë nxit spekulimet se Mozzik i ka propozuar martesë.

“Urime gruja jem datëlindja, qofsh e lumtur e gëzuar deri në frymën e fundit bashkë me mu!”, shkruajti reperi.

Ende nuk kanë folur për shtatzëninë, ndërsa vijojnë të punojnë për projekte muzikore. Mozzik u shkëput nga koncertet këtë vit që të jetë pranë Loredanës në cdo hap. Pritet që 2019 të jetë plot hite dhe suksese nga ana e tij.