Djemtë e famshëm kanë pasuri mbi 60 milionë dollarë, babai i falimenton

509
Sigal

Vëllezërit e famshëm Jonas po arrijnë suksese të mëdha në muzikë, por babai i tyre po përballet me probleme të mëdha financiare.

Kompania e Paul Jonas është gati për falimentim. Sipas dokumenteve të siguruara nga TMZ, kompania e pasurive të palujtshme ka mbi 1 milionë dollarë borxh.

Në mënyrë që të paguajë një pjesë të tyre, Paul do shesë disa aksione të kompanisë. Por a po e ndihmojnë djemtë që ta kalojë këtë krizë?

Vëllezërit Jonas kanë shitur miliona këngë në të gjithë botën para se të ndaheshin për karrierë solo. Vlera e pasurisë së Nick arrin në 25 milionë dollarë. Ndërkohë pasuria e Joe është 18 milionë dollarë.

Kurse Kevin me jetën e tij si yll televizioni ka arritur të krijojë një pasuri prej 20 milionë dollarë.