Sigal

Ditën e sotme ka nisur ceremonia e martesës së çiftit të njohur Priyanka Chopra dhe Nick Jonas. Dasma po realizohet në Indi dhe ata kanë vendosur që të ndjekin hap pas hapi traditat e nuses. Paparacët i kanë fotografuar pas ceremonisë së ‘puja-s’, teksa shihen të veshur me kostumet tradicionale dhe ata duken më të dashuruar se kurrë. Përveç tyre edhe të ftuarit e këngëtarit kanë zgjedhur t’i përshtaten dasmës duke veshur fustanet indiane. Ceremonia zyrtare do të mbahet këtë fundjavë dhe e gjitha është e bazuar në kulturën hindu.