Maluma shkon në Rusi për të parë ndeshjet, por ja sa i ka kushtuar ky udhëtim…

587
Sigal

Këngëtari i preferuar i publikut dhe që po bën namin me hitet e tij, Maluma ndodhet aktualisht në Rusi për të ndjekur nga afër Kampionatin Botëror të Futbollit. Mirëpo kjo që i ka ndodhur së fundmi ja ka prishur të gjithë entuziasmin këngëtarit kolumbian.

Malumës i kanë vjedhur bizhuteritë në një hotel në Moskë të cilat kapnin vlerën e 680 mijë euro. Midis bizhuterive raportohet se kishte orë shumë të shtrenjta me diamante.

Personi që ka hyrë në suitën e Malumës e ka prezantuar veten si mysafir i këngëtarit dhe ka marrë një kopje të çelësit elektronik. Pasi ka vjedhur bizhuteritë ai është arratisur.