Kompania 161-vjeçare padit Kylie dhe Kendall Jenner për “vjedhje”

492
Sigal

Kylie dhe Kendall Jenner janë paditur nga një kompani 161-vjeçare e të brendshmeve për shkelje të të drejtës së autorit.

Sipas komanisë, dy motrat kanë “vjedhur” modele të të brendshmeve në dizajnimin e dy prej artikujve të tyre.

Bëhet fjalë për dy artikujt “Kylie Thong Panties” dhe një produkt tjetër të shitur nën markën “Kendall + Kylie”.

Drejtuesit e kompanisë pretendojnë të kenë mbrojtur të drejtat e autorit në shumicën e modeleve të tyre, duke shtuar se ato “bazohen në veprat origjinale të artit”.

Megjithatë, Kylie dhe Kendall, ashtu si dhe përfaqësuesit e markave të tyre nuk e komentuan këtë çështje.