Kim Kardashian dhe Mario vijnë me një projekt të ri

456
Sigal

Kim Kardashian së shpejti do të hedhë në treg bashkëpunimin e dytë me grimierin me origjinë shqiptare, Mario Dedivanoviç.

Ashtu siç është bërë i ditur projekti i tyre mban titullin “The artist and Muse”, dhe do të përfshijë produkte kozmetike të veçanta.Pak para se linja të hidhet në treg, Kim ka bërë në Instagram një dedikim për Marion dhe në të tregon edhe detajet e projektit.“Për 11 vite, unë dhe Mario kemi punuar së bashku, duke sjell disa prej pamjeve më të bukura. E kam parë të rritet nga një djalë i talentuar, në rrugën e tij, pa u nxituar, e gjithmonë duke vendosur punën dhe të tjerët para vetes. Ai e vlerëson punën, është tepër besnik dhe nuk ndjek trendet e të tjerëve dhe është kthyer në një frymëzim për artistë të tjerë kudo në botë. Jam shumë e emocionuar për bashkëpunimin tonë të dytë. Na ndiqni për të zbuluar projektin më të fundit të ‘KKW’ x MARIO: ‘The Artist And The Muse’ ”, shkruan Kim në foton ku shfaqet së bashku me Marion.

 

Kim dha Mario janë një dyshe mjaft e suksesshme dhe me siguri edhe projekti i ri do të pëlqehet shumë.