Këngëtarja me origjinë shqiptare po bën namin, kënga e saj arrin 2 miliard klikime në Youtube

301

‘New Rules’ nga këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ka arritur që të hyjë në listën e ngushtë të këngëve që kanë mbi 2 miliardë shikime në platformën muzikore Youtube.

Videoklipi i këngës së famshme është shikuar e komentuar shumë dhe kënga vazhdon të dëgjohet akoma edhe pse ka gati 3 vjet që është hedhur në treg.

Videoja ka 10 milionë pëlqime, 314 mijë komente deri tani, dhe numri vazhdon të rritet.

Dua e ka publikuar këngën në vitin 2017 menjëherë pas ndarjes nga Isaac Carew.

Gjatë asaj kohe kënga bëri namin, megjithatë të shumtë janë njerëzit që e dëgjojnë edhe sot.

Në vitin 2018, kënga arriti 1 miliardë klikime dhe suksesin më të madh sapo e shënoi.