Sigal

Jennifer Lopez ka publikuar këngën e saj më të fundit ‘Limitless’. Kënga e yllit 49-vjeçar është krijuar për tu përdorur si kolona zanore e filmit të ri të Jennifer, Second Act, që do dalë në kionema të premten. ‘Limitless’ flet për thyerjen e barrierave dhe këmbënguljen. JLo ka ardhur me një risi në videoklipin e ri. Për herë të parë aktorja dhe këngëtarja e famshme ka bërë pjesë të videoklipit muzikor vajzën e saj 10-vjeçare Emme Muniz. Emme shihet në videoklip duke kënduar dhe kërcyer, dhe të gjitha lëvizjet janë në sinkron me nënën e saj JLo, duke plotësuar njëra-tjetrën.