Sigal

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar ashpër pas akuzave të kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, pasi ky i fundit i përmendi vajzën e tij e Viktoria që sipas Ballës tregon se pronari i projektit të Unazës se Re është kumbari i familjes së Bashës.

“Instinkti i parë është instinkti i prindit dhe do të fusja një grusht tani. Por të prekësh m*tin bëhesh vetë pis”- tha Basha.

Duke qëndruar në këtë linjë Basha tha se automjeti i tij marrë në kompaninë Metrin, ku pronar është një durrsak i ndershëm.

“A e kuptuar se pse nuk e votojnë vettinun? Reforma në drejtësi as nuk e ngadalëson, as nuk e plotëson. është paralel. Vettuingi i largon politikanët nga politika përsa kohë që tregon lidhjet e tyre me krim. Sot ndahet shapi nga sheqeri dhe nuk ka kovë me mut si parafolësi që të ndryshojë këtë. ose doni vettinun në politik që të pastroheni nga kova, ose ndryshe e kuptojnë shqiptarët. Se do Balla vetinguin, pasi është i pari që digjet. Mjaftojnë tabulatet e tyre për të parë se kanë kontakte me krimin e organizuar. Gjetët simbolin e atij që largon vettingun në politik për të thënë shqiptarëve se pse nuk e doni vettinun. Shqiptarët nuk janë budallenj, sot tani ndahet ata që duan të pastrojnë politikën nga politikanët e lidhur me krimin. Automjeti im është në listë prej 6 vitesh, në një kompani që quhet Metrin, që nuk është pjesë e asnjë oligarki, por e një pronari durrsak të ndershëm.”, tha Basha.

Akuzat e Taulant Ballës:

“Kam një dosje, do ta jap kur të mbarosh. Çdo ditë ti shkon për të takuar banorët e Unazës me këtë makinë. Kjo tregon lidhjen tënde me kompaninë Victoria Invest, dhe të kujtoj që dhe një nga vajzat e tua e ka emrin Viktoria. Janë arsye të kumbarllëkut, kumbare e familjes tënde. Ngrije kokën ngrije,” tha Balla.