Harry e William ndajnë stafin që bashkëshortet e tyre të mos zihen

96

Duket se ende nuk janë shuar tensionet mes kunatave mbretërore angleze Kate Middleton dhe Meghan Markle, aq sa bashkëshortët e tyre respektiv William dhe Harry janë detyruar të ndajnë stafet.

Sipas asaj që raportojnë mediat angleze, javët e fundit ata që shërbejnë në familjen mbretërore angleze do të ndahen, për të kënaqur në këtë mënyrë kërkesat e Dukeshave dhe për të evituar zënkat në familje. Meghan dhe Kate mund të japin në këtë mënyrë urdhra dhe direktiva pa pasur frikë nga ndërhyrjet e njëra-tjetrës.

Tabloidet angleze drejtojnë gishtin nga bashkëshortja e Harry, që në muajt e fundit e ka bërë shumë të vështirë punën e bashkëpunëtorëve të saj.
Pallati anglez është përpjekur me të gjitha mënyrat të mbajë një qëndrim korrekt. Këshillat e asistentëve bien shpesh herë në vesh të shurdhët dhe krijojnë frustacione mes pjesëtarëve të stafit.

Një karakter aspak i lehtë për tu menaxhuar, që i ka dhënë bashkëshortes së Harry titullin e ‘Dukeshës së Vështirë’.
A do të sjellë paqe ardhja në jetë e Baby Royal në Kensington Palace? Kjo mbetet për tu parë.