Presidenti Trump: Kalifati i ISIS, në prag të disfatës

369
Sigal

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se kalifati i vetëshpallur i Shtetit Islamik është “në prag të disfatës”.

Në dy mesazhe në Twitter Trump ka ushtruar trysni ndaj aleatëve të Shteteve të Bashkuara të bëjnë më shumë, duke deklaruar njëkohësisht se “Kalifati ishte gati të rrëzohet”.

“Shtetet e Bashkuara i kërkojnë Britanisë, Francës, Gjermanisë dhe aleatëve të tjerë evropianë që të marrin 800 luftëtarë të ISIS-it që janë kapur në Siri dhe t’i nxirrnin në gjyq”, shkruante ai duke shtuar se alternativa nuk do të ishte e mirë, pasi “ne do të detyroheshim t’i lironim”.

Presidenti Trump tha se Shtetet e Bashkuara nuk duan që këta luftëtarë të ISIS-it të depërtojnë në Evropë, duke paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen pas fitores 100 për qind ndaj Kalifatit.